Kontrabanduan veshje nga Greqia në Shqipëri, arrestohen 2 persona! Nisin hetimet për 4 punonjës të doganës së Kapshticës

Dy persona janë arrestuar sot në rrugën Kapshticë-Bilisht, pasi akuzohen se kontranbanduan veshje nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.


Pas arrestimit, efektivët sekuestruan veshjet e kontrabanduara, 2 automjete dhe 3 celularë.

Gjithashtu policia e Korçës njofton se po procedohen penalisht 4 punonjës të Degës Doganore Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit D. Ç., 46 vjeç (Drejtor i Degës Doganore Kapshticë), V. N., 38 vjeç (përgjegjës turni), K. P., 45 vjeç dhe R. M., 40 vjeç (doganierë), pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallrave, sipas ligjit”, njoftojnë blutë e Korçës.

Njoftimi i policisë

Korçë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor “Mission failed”, për goditjen e kontrabandës së mallrave.

U kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kapshticë – Blilisht”, duke transportuar me automjete, veshje të ndryshme që i kishin kontrabanduar nga Greqia, arrestohen 2 shtetas.    

Procedohen penalisht 4 punonjës të Degës Doganore Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sekuestrohen veshjet, 2 automjete dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Mission failed”, për goditjen e një rasti në këtë fushë.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Kapshticë – Blilisht”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit L. N. dhe Xh. N. Gjatë kontrollit në këto 2 automjete, shërbimet e Policisë kanë gjetur veshje të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit L. N., 24 vjeç dhe Xh. N., 24 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit D. Ç., 46 vjeç (Drejtor i Degës Doganore Kapshticë), V. N., 38 vjeç (përgjegjës turni), K. P., 45 vjeç dhe R. M., 40 vjeç (doganierë), pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallrave, sipas ligjit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme