Në koordinim të rregullt në Kuvend sot do të bisedohet për atë se kur do të mund të mbahet seancë plenare për Informacionin për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese për negociatat aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të propozuar nga ana e Presidencës së Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor të vitit 2022.
“Sot kemi koordinim në të cilin do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi qeveritar dhe do të bisedojmë. Do të bëhet vlerësim. Materiali ka ardhur në Kuvend, por sot duhet të fillojë seanca për ribalansin e Buxhetit”, deklaroi Xhaferi.
Siç sqaroi, nëse ka nevojë seanca mund të ndërpritet dhe të caktohet një e re në të cilën në rend dite do të ishte Informacioni i dërguar nga Qeveria.
Deputetët e opozitës kërkuan nga kryetari i Kuvendit që t’i kthejë materialet mbrapa në Qeveri me vërejtjen se është dërguar vetëm Informacioni, pa asnjë dokument. Deputeti dhe anëtar i KZ të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski dje në ditarin e televizionit “Sitel” paralajmëroi se do të jenë të pranishëm në Kuvend sepse fillon debati për ribalansin e Buxhetit dhe se do të bëjnë gjithçka që duhet për ta përfaqësuar mendimin e qytetarëve për propozimin francez.
Nga LSDM-ja, megjithatë, mendojnë se përgjegjësia është e dhomës ligjvënëse për të sjell konkludime të mëtutjeshme, sipas procedurave kuvendore. Kryetari i Kuvendit me qëndrim se të gjitha dokumentet tani më janë të qasshme publikisht dhe secili mund t’i shohë.
Në ndërkohë, në vend vazhdojnë protestat kundër propozimit francez të cilat janë të mbështetura nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe nga Levica. Marsh protestues u mbajt dje nga Qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë e deri në Kuvend, ndërsa protestë është paralajmëruar edhe për sot.