Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca kërkoi një mocion që Qeveria Haradinaj të hidhet menjëherë në votim.
Të njëjtën kërkesë e pati edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti.
“ Dëgjuam ekspozen e platformës qeverisëse që e bëri Haradinaj. Ishte program i shkurtë, meqë ishte i varfër. Meqë është kështu, e i mësuam edhe emrat, propozoj që Qeveria Haradinaj të dalë menjëherë në votim”, tha Konjufca.
Njëjtë u shprehe dhe Hoti.
Kjo kërkesë për mocion përkrahet edhe Grupi Parlamentar i Alternativës. /Periskopi