KoronaVirusi dhe Mediat

 Shkruan: Emad MEHMETI

Një gjë që më pengon shumë në raportimin e mediave botërore dhe vendase kohëve të fundit është përmendja me miljarda e miljarda herë: virusi vdekjeprurës korona, virusi vdekjeprurës korona… ku është qëllimi këtu?! Kujt i shërben ky panik dhe kob i zi?! Pasi nuk dua të lëshohem në teori konspirative, po them vetëm atë që pohojnë shumica e mjekëve: ky është një virus i panjohur më parë, por nuk është vdekjeprurës në formën si na e servirin mediat! Prandaj, t’i dëgjojmë sa më shumë mjekët, e sa më pak injorantët.

Ndaj, raportimet e këtilla kanë qëllimin e ngulitjes së frikës në mbarë botën, por megjithatë ne duhet të kujdesem gjithësesi, sa më tepër që është e mundur për të parandaluar shpërndarjen e #Covid19.

Edhe pse bota po vlon nga teoritë e konspiracioneve lidhur me këtë çeshtje, ne nuk duhet të harrojmë se si do që të jetë, mësimet islame na dëshmojnë se: Një gjeth i vetëm nuk bie pa lejen e Allahut. Me të vërtetë ti mendon se Ai nuk ka menduar për të ardhmën tënde?
”Asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai.” (El-En’am, 59)”.

E nëse është kështu, atëherë ta shtojmë kujdesin, ta ruajmë gjakëftohtësinë, t’u ikim raportimeve të rrejshme dhe sigurisht se në këtë mënyrë do të hapërojmë drejt një të ardhme më të mirë dhe të shëndetshme.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme