Kosnett: Pavarësisht kush fiton në nëntor, politika e ShBA-së ndaj Kosovës s’do të ndryshojë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur i sigurt se edhe në rast se ndryshon administrata në Shtëpinë e Bardhë, pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, politika e SHBA-së ndaj Kosovës dhe ndaj Marrëveshjes së arritur në Washington nuk do të ndryshojë.

“Përkrahja për pavarësinë e Kosovës, demokracinë e saj dhe zhvillimin e saj ekonomik, përkrahja për stabilitetin rajonal, dhe paqen e bashkëpunimin ekonomik në Ballkan – këto janë çështje dypartiake”, është shprehur ai në një tryezë online me gazetarë kosovarë, organizuar nga Ambasada amerikane, të enjten, shkruan KOHA Ditore.

“Nuk kam parë kritika nga cilido politikan në SHBA për këtë marrëveshje. Nuk e kemi rastin kur njerëzit në partinë opozitare kërkojnë arsye për të kritikuar partinë në pushtet rreth kësaj”, tha Kosnett.

Në garën e 3 nëntorit, përballë presidentit Donald Trump që kërkon mandatin e dytë do të jetë Joe Biden nga Partia Demokratike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme