Autoritetet e rendit thonë se në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të të rinjve që kanë rënë pre e lojës makabre “Balena Blu”.
Një nga rastet është raportuar një adoleshent me gërvishtje.
“Balena Blu” është loja më e përfolu e momentit që kryesisht synon të vë në shënjestër të rinjtë duke provuar që t’i shtyjë ata në vetëvrasje.
Loja fillimisht u përhap në rrjetet sociale në Rusi, por kohët e fundit ka nisur të përhapet edhe në Evropë.
“Kam marrë ftesë nga loja ‘Balena e kaltër’, në rrjetet sociale, por nuk e kam pranuar. Unë kam qenë i informuar për rrezikun që ka kjo lojë. Përmes mediave kam marrë informata. Nuk kam pranuar të luaj, dhe nuk e kam lajmëruar policinë”, ka thënë një i ri 16-vjeçar me inicialet T.G. nga Prizëreni.
Megjithatë, në platformat e rrjeteve sociale në Kosovë janë përhapur edhe lojëra të rreme, me emër të njëjtë. /albeu.com/