Kosova dhe Maqedonia e Veriut në të njëjtën ditë në zgjedhje lokale

Me shpalljen e zgjedhjeve lokale nga ana e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi mësohet se Maqedonia e Veriut do të mbajë zgjedhjet lokale në po të njëjtën ditë me Kosovën.

Shpallja e zgjedhjeve lokale sot, sipas afateve ligjore nënkupton që zgjedhjet lokale në vend do të zhvillohen më 17 tetor.

“Sot e nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, për kryetarë komunash dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit. Në pajtim me kornizën ligjore dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021”, njoftoi Xhaferi, transmeton TV21.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale më 17 tetor do të mbahen edhe në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme