Dialogu Kosovë-Serbi po vazhdon të përcillet me tensione politike, për faktin se pala serbe nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura në takimet trepalëshe në Bruksel.
E situatën e ka rënduar edhe më shumë bllokimi i kodit telefonik nga Serbia dhe arrestimi zyrtarit të lartë policor, Nehat Thaçi.
Në këtë frymë, ideja e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuqi e lansuar në vitin 2011, se është afruar koha kur në Bruksel do të vihet në rend ditë edhe çështja e arritjes së Traktatit të Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shihet vështirë e realizueshme.
Ministrja për dialog, Edita Tahiri, thekson se gjendja momentale e dialogut është e tensionuar për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve nga pala Serbe.
Edhe zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu, ka thënë se moszbatimi i marrëveshjeve të arritura nga pala e Serbisë, u jep të drejtën palës vendas të mos vazhdoj me qasje të njëjtë siç ka bërë deri me tani.