Kosovës pritet t’i shtohet edhe një Gjykatë Speciale, kësaj radhe për trajtimin e lëndëve të korrupsionit.
kY është zotim i ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, se gjatë këtij mandati do të themelojë këtë gjykatë.
Kjo, sipas tij, do të bëhet përmes rishikimit të sektorit të drejtësisë.
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, ka nxjerrë në pah nivelin e lartë të korrupsionit.
Ministri Tahiri thotë se aktualisht janë mbi 40 raste të shënjestruara të korrupsionit.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, nuk pret shumë nga themelimi i kësaj gjykate, ndonëse krijimin e saj e kanë rekomanduar tash e një vit.
Sipas tij, Qeveria do të duhej që këtë gjykatë ta kishte themeluar që moti.
Vetëm në kabinetin e qeverisë Haradinaj janë tre ministra të akuzuar për vepra të ndryshme.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për konflikt interesi, si dhe ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, për aferën “Pronto”.