“Kosova është precedent, jo rast i veçantë”

Dallimi në mes të asaj që thotë Bashkimi Evropian për Kosovën dhe rastin e Katalonisë është një shprehje e interesave politike që nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare.

Kështu ka thënë, profesori i së drejtësisë ndërkombëtare, Milenko Kreca, i cili ka qenë edhe një kohë të gjatë gjyqtarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, transmeton lajmi.net.

“Gjoja dallimet që Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova është rast ‘sui generis’ apo rast specifik, e që dallon shumë prej Katalonisë, kjo nuk është e ligjshme dhe mund të thuhet se kjo është një përpjeke për të justifikuar standardet e dyfishta që janë aplikuat në raport me Kosovën”, ka thënë Kreca, përciell Politika.rs.

“Nëse e pranojmë që ka një dallim në mes të Kosovës dhe Metohisë dhe Katalonisë, kjo nënkupton që duhet të prezantojmë dy të drejta ndërkombëtare”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme