Pacolli: Qytetarët e Kosovës që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me Demarkacionin

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, respektivisht reformat e kërkuara në nivel nacional, si dhe bashkëpunimin rajonal në kuadër të Hapësirës Rajonale Ekonomike.

Në lidhje me përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën Pacolli, ka theksuar se “Qytetarët e Republikës së Kosovës, që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me demarkacionin”, duke shprehur përkushtimin se “do të bëhet gjithçka që do të jetë e mundur, që liberalizimi i vizave të mundësohet”.

Pacolli, e ka njoftuar Danielsson me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke vlerësuar se “Qeveria dinamike e Kryeministrit Haradinaj ka përkushtim të plotë për bashkëpunim rajonal, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik sipas një modeli të ri zhvillimi me fokus bujqësinë dhe që synon nxitjen e krijimit të vendeve të reja të punës”.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Danielsson, ofroi mbështetjen e tij të plotë për këto objektiva, duke përsëritur se kriteret e mbetura duhet të plotësohen.

Ai, më tutje kërkoi që Kosova të jetë mbështetëse  e idesë së Hapësirës Rajonale Ekonomike, nga e cila të gjithë mund të përfitojë.

© ZËRI.INFO

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme