E mërkurë, 16 Nentor 2016 – Sakte.net /
Siria, Afganistani, Jemeni dhe Timbuktu janë në mesin e shteteve me rrezikshmërinë më të lartë në botë, derisa Kosova në hartën e dizajnuar për alarmimin e turistëve për nivelet e rrezikut, bën pjesë te shtetet me rrezikshmëri mesatare.
Kosova në këtë hartë përshkruhet si një vend me protesta të dhunshme, trazira periodike politike dhe akte sporadike terrorizmi. Turistëve u bëhet thirrje që të kenë kujdes nga krimet e përditshme dhe sulmet raciste, me të cilat mund të përballen gjatë qëndrimit në Kosovës. Siguria dhe shërbimet emergjente cilësohen me nivel mesatar, transmeton Koha.net.
Për dallim nga Kosova, Shqipëria gjendet në mesin e shteteve me rrezikshmëri më të ultë në botë. Shqipëria cilësohet si një vend ku sulmet raciste dhe krimet janë në një nivel më të ulët sesa në Kosovë. Shërbimet emergjente dhe siguria në Shqipëri cilësohen me nivel të kënaqshëm.
Shtetet më të sigurta në botë janë Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Islanda, thuhet në këtë hulumtim.
© KOHA.net