S’ka letërngjitës për mbulimin e targave

E mërkurë, 16 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Pala kosovare nuk ka arritur t’i përfundojë procedurat e tenderimit për letërngjitësin që do t’u vendoset në simbolet shtetërore veturave me targa serbe që hyjnë në Kosovë, duke u bazuar në Marrëveshjen për Qarkullim të Lirë. Qytetarët e të dyja shteteve thonë se kjo marrëveshje ngjason në lojërat e fëmijëve të zemëruar.

Gorani, nga fshati Partesh, është nisur në drejtim të Bujanocit. 29-vjeçari që jeton në Kosovë ka regjistruar veturën e tij me targa RKS, por shkuarja drejt Serbisë me këto targa për të është një sfidë.

I duhet që ato t’i ndërrojë sapo të futet në pjesën tjetër të kufirit. Në karrigen e pasme ka targat provuese me regjistrim BU, të cilat vlejnë dy muaj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Njërën do ta vendosë tek parafingu i veturës, kurse tjetrën në pjesën e pasme të automjetit – tek bagazhi.

“Patjetër se duhet t’i heqim targat RKS për t’i vendosur këto prova të Serbisë, të cilat duhet paguar rreth 5 euro”, thotë ai.

Qytetarët kërkojnë që lëvizja të mos kushtëzohet

I riu thotë se do të ishte më mirë që qarkullimi të bëhej pa këso barrierash.

“Megjithatë, është më mirë se përpara kur nuk mund as t’i ofroheshim kufirit me këto targa”, thotë i riu nga Kosova.

Derisa Gorani përpiqet të shkojë nga Kosova në drejtim të Serbisë, në kahen e tij të kundërt udhëton Lundrim Ramadani, nga komuna e Bujanocit.

“Po shkojmë në drejtim të Gjilanit”, shprehet ai teksa me veturën e tij me targa të Serbisë futet pa asnjë barrierë në Kosovë.

“Përpara kemi pasur probleme sepse na duhej për të paguar sigurimin apo të marrim sigurim në kufi. Tash nuk kemi më telashe. Qarkullojmë lirshëm në drejtim të Kosovës”, ka thënë ai…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme