Kosova, sot ka mbushur plot 11 vjet.
Pavarësisht se ka korrur suksese, Kosova ka ngecur në shumë fusha të ndryshme.
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, në një intervistë për Koha.net, i ka vlerësuar këto 11 vite të Kosovës së pavarur.
Kur është pyetur se si e ka parë Kosovën në 11 vjet shtet, ajo ka thënë se e ka parë si “Një njëmbëdhjetë-vjeçar i llastuar por ende i papërgjegjshëm për përgjegjësitë që ka”.
“Kosova 11 vjet shtet kemi menduar që do të ishte fëmijë më i përgjegjshëm, një shtet i ri më i përgjegjshëm. Kemi dështuar në disa pika. Nuk po i respektojmë ata që na kanë ndihmuar në rritjen tonë, por uroj që sfidat të na kenë forcuar e të na japin mend. Nuk kemi mësuar nga gabimet e të tjerëve, kemi insistuar t’i bëjmë gabimet vetë dhe kjo është Kosova 11 vjet. Ka ardhur momenti që Kosova në 12, 13, 14 vjet shtet të filloj të rritet e të marrë përgjegjësi për jetën e qytetarëve brenda që ta kemi Kosovën me njerëz sepse s’na duhet një Kosovë e zbrazët ku forca profesionale ikë në shtete tjera”, është shprehur Kusari – Lila”, ka thënë Kusari – Lila.