Thaçi: Faleminderit SHBA-ve që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar 11 vjetorin e pavarësisë.
Thaçi ka thënë se shpallja e pavarësisë ishte akti më historik, përcjell lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka falënderuar SHBA-të dhe gjithë aleatët që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë.

I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme