Kosova plot me mish të prishur: Mijëra kg konfiskohen në Ferizaj

Skandalet me mishin e prishur e të skaduar afati nuk kanë të ndalur në Kosovë.

Pas disa ditëve të raportimeve për konfiskimin e importimin e mishit të dyshimtë nëpër marketet e Kosovës, inspektorati në Ferizaj ka konfiskuar rreth 1 ton mish të prishur e me afat të skaduar.

Kështu ka bërë të ditur Inspektorati Komunal i Ferizajt.

“Sot Inspektorati Komunal me inspektorët e veterinarisë, sanitarisë dhe të tregut kanë zhvilluar një aksion të gjerë në disa subjekte afariste për kontroll sanitare të produkteve, me ç’rast kanë hasur në produkte dhe nënprodukte të mishit të skaduara, prishura dhe dëmtuara”, thuhet në njoftimin për media.

“Me këtë rast, inspektorët komunal kanë konfiskuar një sasi prej afro 1 ton mish, nënprodukte të tij dhe produkte të tjera shtazore të cilat janë konstatuar si të prishura, dëmtuara dhe skaduara”.

“Inspektorët komunal kanë proceduar këtë aksion duke bërë menjëherë asgjësimin e kësaj sasie produktesh dhe për të njëjtat, bazuar në ligjet në fuqi, do të iniciohet procedurë pranë organeve gjyqësore”.

Edhe Gazeta Metro këto ditë ka raportuar në disa raste për mishin e prishur të konfiskuar në Mitrovicë në frigoriferët e ETC’së e Viva Freshit. /gazetametro.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme