Kosova pret lirimin e Haradinajt

Ndalimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinajt pritet të marrë fund nesër në seancën e tij të radhës në Colmar të Francës. Haradinaj, i cili po mbahet në ndalim në shtetin francez, nga 4 janari i këtij viti në bazë të aktakuzave të vitit 2004 nga shteti serb akuzohet për krime të kryera ndaj komuniteti serb dhe atij rom.

 

Mirëpo, ashtu siç ka thënë edhe mbrojtja e liderit të AAK-së, në seancën e tij të fundit edhe njohësit e çështjeve juridike në Kosovë përsërisin se ato janë akuza të fabrikuara dhe tashmë është argumentuar kjo gjë.

Madje, sipas njohësve të politikave të BE-së, edhe gjykata franceze tashmë e ka të qartë rastin e ish-komandantit të UÇK-së dhe nuk pritet të ketë vonesa të mëtejshme. Se ish-kryeministri i Kosovës pritet të lirohet thonë edhe njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese.

Ndërkaq në AAK kanë thënë për “Zërin” se nëse drejtësia vendos Haradinaj të enjten do të kthehet në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme