Kosova prezanton selektorin Foda në ditën e Pavarësisë

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Franco Foda, do të prezantohet edhe zyrtarisht nesër. Kështu ka njoftuar ditën e sotme Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Prezantimi i përzgjedhësit të ri të “Dardanëve” do të bëhet në ditën e pavarësisë së shtetit tonë.

FFK-ja bëri të ditur se përzgjedhësi i ri do të prezantohet në ora 14:00.

Siç dihet, sipas raportimeve të fundit, Foda ka udhëtuar ditën e sotme drejt Prishtinës për të finalizuar marrëveshjen me FFK-në. Detaje nga kjo marrëveshje pritet të zbulohen të shtunën.

Franco Foda, babai i të cilit është italian, ka shtetësi gjermane. Ai është i lindur në qytetin e Mainzit.

57-vjeçari është pa punë që nga shtatori i vitit 2022, kur ishte larguar nga Zurichi.

Ai kishte drejtuar Kombëtaren e Austrisë nga nëntori 2017 deri në mars 2022 duke u bërë trajneri i parë që drejtoi austriakët në një fazë të 16-të të Kampionatit Evropian.

Kaiserslautern (Gjermani) e Sturm Graz (Austri) janë dy skuadrat tjera që ai ka drejtuar gjatë karrierës së tij.

Franco Foda me skuadrën austriake ishte shpalluar kampion në sezonin 2010/11, si dhe kishte fituar trofeun e Kupës së Austrisë një sezon më herët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme