Kosova, temë dominuese në lajme në Serbi

Për nga sasia e shtojcave tematike në ditarët qëndrorë të televizioneve serbe me frekuencë nacionale (RTS, Pink, Happy, Prva dhe O2) dhe televizionit N1 janë të dominuar nga tema e Kosovës.

Sipas një sutdimi të Byrosë për hulumtime shoqërore – BIRODI, i cili ka bërë monitorimin e emisioneve qendrore informative serbe nga periudha prej 1 gushtit deri më 31 dhjetor 2018, Kosovës i kushtohen më shumë se një e katërta e shtojcave në ditarë, apo tri herë më shumë se tematikës sportive apo argëtuese.

Po ashtu, edhe shtojcat të cilat kanë të bëjnë me BE-në, Rusinë e ShBA-të, janë të dominuara nga tematika e Kosovës, bëjnë të ditur mediet serbe. Në këtë prijnë BE-ja, meqë ka qenë ndërmjetësuese në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme