Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës tregon se dje pas mesnatës, një person nën ndikimin e alkoolit është aksidentuar me dy vetura të parkuara. I njëjti është dërguar në stacionin e policisë dhe Ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Ngjarja ka ndodhur më 08 shkurt, rreth orës 03:40 në Prishtinë.
I dyshuari mashkull K/Shqiptar nën ndikim të alkoolit, me veturën e tij ka shkaktuar vet aksident trafiku, me ç’rast ka goditur dy vetura në parking.
Policia thotë se u dyshuari pasi që është sjellë në stacion policor ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.