Kosovari i “Apple” ligjëron në ICK

Në ditën e dytë të Startup Weekend Prishtina, pjesë e Javës Globale të Ndërmarrësisë, ICK dhe Cacttus Education organizojnë ligjëratë të hapur me kosovarin e Apple, Betim Devën.

Betimi jeton dhe punon si inxhinier softueri në Silicon Valley dhe është nga Prishtina. Ka baçelor në inxhinieri në sistemet kompjuterike dhe ka vazhduar masters në shkenca kompjuterike në Arizona State University.

Aktualisht punon në Apple në App Store, Apple Music dhe iTunes Store.
Para Apple, punoi në lexuesin elektronik nook të Barnes & Noble si zhvillues i aplikacioneve. Para kësaj në mes tjerash ka zhvilluar softuer për Garminfone, paisja e parë me Android e Garmin-it.

Më herët ka zhvilluar softuer shkencor: në mes tjerash ka menaxhuar publikimin e softuerit Davinci, një platformë shkencore me kod të hapur e përdorur kryesisht për të përkrahur THEMIS, instrument në sondën kozmike Mars Odyssey të NASA’s.

Ka bashkëthemeluar portalin për shkencë dhe teknologji pr-tech.net dhe faqen për promovimin e pavarësisë së Kosovës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë KosovoThanksYou.com.

Regjistrimi i obligueshëm për të gjithë të interesuarit. Regjistrohu KËTU

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme