Kosovari që pagoi 100.000 euro për vrasjen e ortakut të tij, tentoi t’i korruptojë prokurorët për të mos e dënuar

B.R nga Kosova është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata e Pejës javën që lam pas, pasi që u vërtetua se pagoi dy persona të tjera, A.S dhe M.S, për të vrarë partnerin e tij të punës, F.GJ. Sipas mediave zvicerane, tashmë i dënuari është shumë i pasur dhe tentoi t’i korruptojë edhe prokurorët, duke kërcënuar më pas edhe me dhunë.


Mediat në Zvicer kanë mbuluar gjithë rastin, duke treguar se si rrjedhi e gjithë ngjarja nga fillimi deri në fund.

B.R jetonte në Zvicër prej kohësh dhe punonte me pasuri të patundshme. Ndërkaq të ndjerin Ferdinand Gjinin, e kishte partner në punë.

Mirëpo pas një marrëveshje që dështoi, mardhëniet mes dy partnerëve u përshkallëzuan dhe B.R sapo erdhi në Kosovë, ishte rrahur keq. Pas këtij rasti, ai ishte zotuar për hakmarrje.

Në vitin 2012 porositi vrasjen, dhe më 2014, ortaku i tij u vra nga dy vëllëzërit A.S dhe M.S. Këta të fundit, po ashtu u dënuan nga Gjykata javën e kaluar.

Arrestimi në Nidwalden

B.R u arrestua këtë vit në Nidwalden të Zvicër. Autoritetet kosovare dërguan kërkesën për ekstradim më 2 qërshor.

I dyshuari fillimisht u dërgua në burgun Grosshof në Kriens në paraburgim. Më 28 qërshor ky person mbërriti në Kosovë ku edhe u akuzua për veprën ‘nxitje në vrasje’.

100.000 franga zvicerane, kontrata e vrasjes

F.GJ, partneri i punës së B.R u vra më 23 qërshor të vitit 2014. Sipas dëshmive, ai urdhëroi vrasjen nga Zvicra përmes ndërmjetësit dhe pagoi 100,000 franga për të. Vrasja u krye nga dy vëllezër të dënuar.

Sipas raportit të mediave zvicerane, B.R është shumë i pasur dhe po ashtu u përpoq që t’i korruptonte edhe prokurorët, si dhe të ndikojë duke kërcënuar me dhunë.

Ndërkaq, familjarët e viktimës janë shprehur të lumtur pas vendimit, ku drejtësia fitoi dhe korrupsioni nuk pasi ndonjë shans në këtë rast.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme