Kosovë / LVV siguron edhe ulësen e 53-të

Ndërsa kanë mbetur vetëm edhe tetë kuti votimi për t’u numëruar nga votat me postë, Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar edhe një ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 53. Mandati i fituar nga Vetëvendosja ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës të bie në 18 ulëse. Nga rezultati i deritanishëm, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 mandate e Aleanca 7. Votat e mërgatës, ato në përfaqësi diplomatike dhe me postë, Lëvizjes Vetëvendosje në total i shtuan 5 mandate, derisa 48 mori nga votimi brenda Kosovës. Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i mbi 8 mijë votave me kusht dhe mbi 3 mijë votave nga personat me nevojat e veçanta./Alsat.mk.

 

The post Kosovë / LVV siguron edhe ulësen e 53-të appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme