Kosovën po e pret fati i Bosnjës

Kosova dhe Serbia kanë nisur raundin e ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, tensionet në veri dhe dështimi në implementimin e marrëveshjeve që janë arrit më parë, kanë qenë temat kryesore që janë diskutuar në takimin e fundit në Bruksel.

Kosova po kërkon që ky asociacion të mos ketë fuqi ekzekutive e cila do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, shkruan Balkaneu.com, përcjell Klan Kosova.

Njohësit e rrethanave politike dhe ish akterë politikë në Prishtinë shprehin brengën që kjo mund ta kthente Kosovën në një Bosnjë.

“Secili në Kosovë dhe Bruksel duhet ta dijë që synimi nuk është për të formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por një ‘Republika Sërpska’ në Kosovë, e njëjtë me atë në Bosnjë dhe Hercegovinë”, ka thënë ish kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi.

Sipas tij, kjo marrëveshje kërcënon funksionimin e shtetësisë së Kosovës.

Sipas analistit, Vilhard Shala, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese dhe ky vendim duhet të respektohet.

“Kjo marrëveshje është e rrezikshme sepse nënkupton themelimin e trupës së tretë të nivelit qeverisës në vend. Nga përmbajtja e dokumentit, komunat serbe do të mund të thithnin fonde direke nga Serbia. Në mes tjerash, ata do të mund të merrnin vendime në lidhje me fushat si edukimi, zhvillimi ekonomik dhe planifikim hapësinor”, ka thënë Shala.

Ndërkohë, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thonë se nuk ka rrezik për ndarje të Kosovës, sepse sipas tyre, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të ketë fuqi ekzekutive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme