Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi prezantoi sot gjendjen ekzistuese të hapësirave shkollore në tërë vendin, si dhe hapësirave të nevojshme për realizimin e mësimit tërë ditor.
Ministri Bytyqi ka thëne se brenda një afati të shkurtër kanë arritur të identifikojnë mungesën e objekteve shkollore në tërë vendin, që është një objektivë mjaft me rendësi të fillohet mësimi tërë-ditor që të ketë një cilësi më të lartë të arsimit.
MASHT synon që në vitin e ardhshëm të fillohet mësimi tërë-ditor në ato shkolla që ka kushte, mirëpo, sipas identifikimit të kësaj Ministrie, vendit i duhen të ndërtohen edhe 142 objekte shkollore dhe 85 anekse, prej tyre shkolla fillore, shkolla të mesme të larta dhe salla të edukatës fizike që është 218 në tërë Kosovë, ndërsa vlera investive e të gjitha këtyre është rreth 371 milionë euro.
“Ne po themi që mësimi tërë-ditor të filloi në shkollat ku janë kushtet për të filluar dhe jo në ato shkolla që nuk ka kushte, sepse në ato shkolla ku nuk ka kushte do t’i shkaktoi dëme nxënësve, mirëpo duhet të fillojmë vetëm në shkollat të cilat ka kushte për ta realizuar mësimin tërë-ditorë. Se a do të ketë ngritje ët cilësisë nuk është e diskutueshme, ne nuk e kemi zbuluar mësimin tërë-ditorë, kjo është një praktikë që aplikohet në shumicën e vendeve të Evropës dhe ka tregua rezultate jashtëzakonisht të larta. Edhe te ne pa asnjë dyshim do të jep rezultate. Por, ajo çka mbetet një sfidë e madhe që duhet një angazhim prej Qeverisë dhe donatorëve të ndryshëm që të gjendet mënyra të realizohet kjo mungesë e shkollave që e kemi në Kosovë”, theksoi ministri Bytyqi.
Ministri i MASHT thotë se programi I mësimit tërë ditor ka për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim para universitar, praktikë kjo, e zbatuar edhe në vendet e Bashkimit Evropian.
“Qëllimi tërë ditor, kemi thënë se është të kemi një ngritje të cilësisë së arsimit në para universitar, pra, është një ndër faktorët kryesor që do të ndikoi në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe mbi këtë bazë ne kemi vlerësuar të nevojshme që të dimi me saktësi se sa shkolla i mungojnë Kosovës dhe të gjinden mundësit për t’i pasur këto shkolla që mos të mos jenë pengesë për e aplikimit të mësimit tërë-ditorë”, theksoi ministri Bytyqi.
Ministri Bytyqi shpreson të ndërtohen këto shkolla me një përkrahje nga Banka Botërore ose me kredi të buta, dhe planifikon që të ketë edhe një konferencë ndërkombëtare me donatorë, që të gjenden mënyrat e financimit të kostos që është e nevojshme për shkollat.
Drejtoresha e Departamentit të Infrastrukturës në Ministri të Arsimit, Fadile Dyla theksoi se sektori i edukimit në Kosovë ka rreth 1 mijë e 175 ndërtesa shkollore, ku shumica e tyre punojnë në dy ndërrime, mirëpo ekzistojnë edhe shkolla që punojnë me një ndërrim, por këto një pjesë e madhe janë në paralele të ndara dhe gjenden në zonat rurale.
Ajo tha se shkaktar të punës me dy ndërrime, është mbi popullimi në zonë urbane, me ç ‘rast është bërë ngarkimi i shkollave nëpër zona urbane.
Në këtë vlerë totale në komunën e Prishtinës që është rreth 44 milionë euro për komunën e Prishtinës hynë edhe sallat e edukatës fizike. Në Prishtinë kanë munguar edhe 6 e 600 metra katrorë për fusha sportive ose gjashtë salla të edukatës fizike.
“Në total në regjionin e Prishtinës na duhen 43 objekte shkollore deh 28 anekse dhe 35 salla të edukatës fizike. Kostoja e investimeve për këtë regjion është 98 milionë euro. Elaborova vetëm një regjion dhe vetëm një komunë në mënyrë që të shihet se si kemi mbërri te të gjitha komunat tjera. Është trajtuar regjioni I Mitrovicës që I bie 27 objekte shkollore dhe shtatë anekse, regjioni I Gjakovës 14 objekte dhe nëntë anekse, regjioni i Prizrenit 20 objekte dhe 14 anekse. Po ashtu jemi shkuar edhe në regjionet, e Pejës, Gjilanit dhe Ferizjat ku në total duhet të ndërtohen 142 objekte shkollore dhe 85 anekse, prej tyre shkolla fillore, shkolla të mesme të larta dhe salla të edukatës fizike që është 218 në tërë Kosovën. Vlera investive e të gjitha këtyre është rreth 371 milionë euro”, theksoi se Dyla.
Ajo ka shtuar se Shkolla Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë është një prej shkollave që punon me dy ndërrime me numër të nxënësve në këtë shkollë prej 1 mijë e 17 dhe numri I klasave ekzistuese është 20. Kësaj shkolle i nevojiten dhe 14 dhoma mësimi dhe në total sipërfaqe e nevojshme është 130 metra katrorë. Sipërfaqja e nevojshme me koston e tregut ka një kosto të tregut rreth 400 euro për metër katrorë dhe ka dalë vlera totale e cila nevojitet për investime.