Statistika të ndryshme sugjerojnë që një veturë elektrike shpenzon përafërsisht 20 kWh për të përshkruar rreth 100 km në rrugë të hapur, ani pse konsumi final varet edhe nga lloji i veturës.
Nëse bëhet krahasimi në mes të kostos së makinave elektrike me atë të makinave me lënde djegëse, del që kursimet do të jenë mbi 84%. Nëse keni paguar 8.13 Euro për diesel për 100 km, me makina elektrike për të kaluar të njëjtën distancë do të paguani vetëm 1.27 Euro.
Deri sa një banor i Kosovës konsumon rreth 2800 kWh rrymë në vit, për të përshkruar 20,000 kilometra rrugë (që është mesatare vjetore e vlerësuar nga prodhuesit e makinave), një makinë elektrike i duhet diku rreth 4000 kWh.
Edhe pse Kosovarëve do t’u kushtonte shumë më lirë përdorimi i veturave elektrike, pa kapacitete të reja energjetike vështire se mund të ketë rrymë për të mbushur ato. Sasia prej 4000 kWh është relativisht e madhe dhe 180% më e madhe se sa konsumi vjetor i energjisë për person në Kosovë, i cili është rreth 2,800 kWh në vit. Në vitin 2017, në Kosovë janë të regjistruara 334,440 mjete motorike dhe jomotorike.
Me një përllogaritje të shpejtë dhe marrë parasysh indikatorët e mësipërm, nëse vetëm 10% e këtyre veturave zëvendësohen, e që në total i bie rreth 34 mijë vetura elektrike, Kosovës do t’i nevojiten rreth 136 megavat orë kapacitete shtesë të energjisë elektrike në vit. 34,000 (vetura elektrike) x 4000 kWh = 136,000,000 kWh = 136,000 mWh.
Ky numër mund të vazhdojë të rritet edhe me tutje në vitet ne vijim, andaj stimulimet e tilla duhet te përcillen edhe me politika energjetike qe sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me energji.