Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi se sot është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut ngase është nënshkruar marrëveshja për FRONTEX në gjuhën maqedonase dhe shtoi se BE-ja është duke përmbushur premtimin e saj.
“Nënshkrimi i marrëveshjes për Frontex, që është marrëveshja e parë e nënshkruar pas fillimit të bisedimeve, është nënshkruar në gjuhën maqedonase, pa asnjë fusnotë. Aty qëndron gjuha maqedonase e pastër së bashku me gjuhët tjera. Ky është premtimi që e dhashë dhe të cilin e kam realizuar”, tha Kovaçevski duke shtuar se sot ranë poshtë gënjeshtrat e atyre që thanë se gjuha maqedonase do të jetë me ndonjë fusnotë.
“Gjuha maqedonase është e barabartë me gjuhët të tjera. Kjo na bënë krenar të gjithë neve qytetarëve të Maqedonisë, posaçërisht neve maqedonasve”, u shpreh Kovaçevski.
“Ne si qeveri kemi sjellë vendime të rënda, të cilat nuk ishin të lehta. Por në fund të ditës atë vendimi dikush duhej ta merr, ngase nuk është asgjë më e rëndësishme për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen tonë drejt BE-së. Ju pohoj se nuk kam pasur përvojë më të rëndë se sa bisedimet, ato kanë qenë shumë të rënda. Dikush nëse ka menduar se e kam pasur të lehtë e ka gabim. Edhe unë jam njeri sikurse çdo qytetarë tjetër. Por në fund të ditës, dikush duhej ta merrte vendimin, vendimin për të ardhmen e fëmijëve tanë”, deklaroi Kovaçevski dhe shtoi se vendi i takon BE-së dhe nuk ka alternativë tjetër.