Kovaçevski: Mbetemi të përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të të gjithë qytetarëve tanë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka shkruar se sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, e festojmë rëndësinë dhe bukurinë e gjuhës që e formëson identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore.

“Gjuha jonë amtare nuk është vetëm mjet për komunikim, por edhe pasqyrim i historisë, traditave dhe vlerave tona, të transmetuara nga brezi në brez. Si një shoqëri e shumëllojshme dhe shumëgjuhëshe, Maqedonia e Veriut është krenare për trashëgiminë e saj të pasur linguistike, të përbërë nga shumë gjuhë dhe dialekte. Secila nga këto gjuhë ka bukurinë e saj unike dhe kontribuon në pasurinë kulturore të vendit tonë”, tha Kovaçevski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Kryeministri thekson se në këtë ditë e njohim rëndësinë e gjuhës sonë amtare dhe rolin jetësor që e luan në ruajtjen e trashëgimisë sonë dhe promovimin e identitetit tonë kulturor.

“Si qeveri, mbetemi të përkushtuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të të gjithë qytetarëve tanë. E njohim vlerën e shumëgjuhësisë dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis ku të gjitha gjuhët mund të përparojnë. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare!”, shtoi kryeministri Kovaçevski në postimin në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme