Kovaçevski nga Athina: Arritëm marrëveshje për furnizim me thëngjill dhe mazut

Gjatë qëndrimit të tij në Athinë, kryeministri Kovaçevski dhe ekipi i tij arritën disa marrëveshje, ndër të tjera për furnizimin me thëngjill dhe mazut, që sipas Kovaçevskit do të mundësojnë funksionimin e pandërprerë të TEC Manastiri, TEC Osllomej dhe TEC Negotinë.

“Tema e bisedimeve ishte ballafaqimi me krizën energjetike, lufta në Ukrainë dikton bashkëpunim rajonal dhe më gjerë për të përballuar këtë krizë. Arritëm marrëveshje që fillimisht furnizimi me thëngjill do të vazhdoj pa pengesa gjatë gjithë periudhës, me çka do të vihen në funksion kapacitet e TEC Manastiri dhe TEC Osllomej. Arritëm marrëveshje edhe për furnizimin me mazut me çka do të funksionoj pa pengesa edhe TEC Negonitë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme