Kovaçevski prezanton masat e reja kundër krizës: Pakoja e re prej 350 milionë euro

Qeveria në seancën e sotme miratoi një sërë masash të reja për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, në vlerë mbi 350 milionë euro.

Siç njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, me këto mjete, mbështetja totale do të jetë për tejkalimin  më të lehtë të krizës në të gjitha sferat deri më tani arrin në 750 milionë euro.

Mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve, theksoi kryeministri, mbeten prioritet.

“Mesazhi kryesor sot është se ne nuk do të harrojmë askënd që  të përballet me pasojat e krizës. Së bashku do ta kalojmë krizën”, tha Kovaçevski në një konferencë për media pas seancës së rregullt të 88-të të qeverisë.

Kryeministri nënvizoi se duhet të ketë burime energjie, ngrohje dhe energji elektrike.

“Edhe një herë e menaxhojmë mirë Buxhetin dhe ua kthejmë paratë qytetarëve, veçanërisht kategorive më të rrezikuara. Kemi bërë konsultime të thella me ekspertë, punëdhënës, oda ekonomike dhe pensionistë,… Kemi finalizuar masat për të mbështetur qytetarët dhe kompanitë, por nga sot do të punojmë edhe më me përkushtim për tejkalimin e krizës. Ne veprojmë me vendosmëri dhe marrim masa që zbusin krizën”, theksoi Kovaçevski.

Ai iu referua edhe mjeteve të siguruara nga ribalancimi i Buxhetit, të cilat do të realizohen në periudhën e ardhshme.

Në konferencën për media në Qeveri ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bitiqi, ministrat e Ekonomisë dhe Financave, Kreshnik Bekteshi dhe Fatmir Besimi, si dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trenchevska.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme