Unë kam qenë ai që kam thënë se paga minimale për punëtorët duhet të jetë 18.000 denarë, tha mbrëmë kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në forumin “Të fortë dhe të vendosur drejt së ardhmes” që u mbajt në Kriva Pallankë.
“Krijuesit e politikave ekonomike të VMRO- DPMNE-së dolën dhe thanë se paga minimale prej 18.000 denarë ishte shumë e lartë, ndërsa në kohën e tyre paga minimale ishte 9.000 denarë. Dhe kush e thotë këtë? Trajko Slavevski, një ekonomist që thotë se e ka realizuar ëndrrën maqedonase. Le të vijë këtu në Kriva Pallankë, le t’i përshëndesë këta bashkëqytetarët tanë që punojnë në miniera, në Toranicë dhe le t’u thotë që paga minimale të jetë 9000 denarë, e jo 18000 denarë”, theksoi Kovaçevski.