Kovaçevski: Themelet e shtetit ndërtohen me vendime të guximshme

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq,u ndal edhe tek ndryshimet kushtetuese duke përkujtuar se ndryshimet e parapara përfshijnë edhe kroatët. Ndërkohë që derisa bëri thirrje për konsensus nënvizoi se themelet e shtetit ndërtohen me vendime të guximshme. Sipas Kovaçevskit modeli i ndryshimeve kushtetuese duhet të jetë model autentik maqedonas, i bazuar në konsensusin maqedonas, me vullnet politik maqedonas dhe me vizion maqedonas për Maqedoni evropiane. I pyetur nëse propozimi i opozitës për të bërë ndryshimet kushtetuese sipas modelit kroat, Kovaçevski tha:

“Qeveria e RMV-së do të vazhdojmë fuqishëm të punojmë në thellimin e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë me Kroacinë. Ky nuk është qëndrim vetëm i imi, por edhe i gjithë Qeverisë. Me Kroacinë nuk na lidh vetëm e kaluara e përbashkëta në kuadër të ish Jugosllavisë, por e ardhmja evropiane. Nuk kemi asnjë çështje të hapur. Bashkëpunimi me Kroacinë është intensifikuar në fushën e integrimit tonë në BE, me çrrastë Kroacia është mbështetësi ynë më i zëshëm në këtë rrugë. Ajo që duam ta bëjmë në të ardhmen është thellimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike. Ndryshimet kushtetuese janë para nesh dhe nënkuptojë edhe përfshirjen e kroatëve, besoj se do të arrijmë konsensus. Sot jemi në rrugën e vërtet që do të sigurojmë të ardhme evropiane për qytetarët tanë. Themelet e shtetit ndërtohen me vendime të guximshme. Nuk ka kthim pas, për ne ekziston vetëm një rrugë, ajo është drejt BE-së. Mendoj se kemi edhe model maqedonas. Ne gjithmonë kemi luftuar për shtetin maqedonas, për gjuhën maqedonase, për identitetin maqedonas dhe mendoj se duhet të vazhdojmë me konsensus maqedonas, me vullnet politik maqedonas dhe me vizion maqedonas për Maqedoni evropiane”, deklaroi Kovaçevski.

Plenkoviq: Kroacia do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së

Nga ana tjetër kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, deklaroi se Kroacia edhe më tej do të vazhdoj të mbështes Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejtë Bashkimit Evropian.

“Vlerësoj se Republika e Maqedonisë së Veriut pas disa viteve do të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa Kroacia tanimë disa vite po ndihmon në arritjen e këtij qëllimi. Keni bërë shumë reforma, e dimë që padrejtësisht keni qenë të bllokuar në atë rrugë. Do t’ju ndihmojmë që të tejkaloni gjitha pengesat dhe sa më shpejtë të na bashkëngjiteni në familjen e madhe Evropiane…Sa u përket ndryshimeve kushtetuese mendoj se do të ishte mirë është të arrihet një konsensus që të gjithë mund të qëndrojnë pas. Pas së cilës, mbi të gjitha, mund të qëndrojë populli dhe përfaqësuesit e tij politikë dhe që, sipas bindjes sime të thellë do të zvogëlojë zhgënjimet dhe do të eliminojë padrejtësitë që i ndodhën Maqedonisë së Veriut në vitet e kaluara “, tha Plenkoviç.

Plenkoviq u shpreh i kënaqur nga këmbimi tregtar dhe bashkë me Kovaçevskin konstatuan se bashkëpunimi ekonomik duhet të thellohet edhe më shumë./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme