KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit: Të ardhurat janë krijuar me burime të ligjshme

Kolegji i Posaçëm i Apelimit,  shpalli sot më 30 korrik vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Iliba Bezati.


Rivlerësimi i Iliba Bezatit u krye nga trupi gjykues i KPA, i përbërë nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla anëtarë.

Bezati u konfirmua në detyrë më 1 mars 2021, pasi u rrëzuan dy raporte negative të institucioneve ndihmëse ndaj saj për pasurinë dhe figurën. Komisioni vlerësoi se Bezati nuk mbante përgjegjësi mbi ligjshmërinë e burimit të të ardhurave të vjehrrës që kishin shërbyer si burim kryesor i pasurisë së saj.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 352, datë 01.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe që i përket subjektit të rivlerësimit Iliba Bezati.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 30.07.2024, në Tiranë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme