KQZ nesër vendos për procesin e zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mbanë mbledhjen e saj, ku edhe do të vendoset për procesin zgjedhor.
Përmes një komunikate për media, KQZ ka treguar edhe pikat e rendit të ditës të cilat do të shqyrtohen nesër nga ky komision.

Ndër to është edhe shqyrtimi dhe miratimi i kufizimeve të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike.

Ja njoftimi i tyre i plotë:

Këto janë aktivitetet e parapara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

për ditën e hënë, 15 maj:

09:30 – MBLEDHJA E KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Rendi i ditës:

1. Hyrje – znj. Valdete Daka – Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor;

3. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

– Shqyrtimi i rekomandimit për iniciativën politike “Partija Kosovskih Srba – PKS”,

– Shqyrtimi dhe miratimi i kufizimeve të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike.

4. Të ndryshme;

– – – – – – – – – – – – – – –

–KONFERENCË E PËRBASHKËT PËR MEDIA E DREJTUESVE TË PESË INSTITUCIONEVE LIDHUR ME PËRGATITJET PËR ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

Në këtë konferencë marrin pjesë:

– Znj. Valdete Daka – Kryetare e KQZ-së;

– Z. Aleksandër Lumezi – Kryeprokuror i Shtetit;

– Z. Shpend Maxhuni – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës;

– Znj. Gyltene Sylejmani – Kryesuese e PZAP-it; dhe

– Z. Nehat Idrizi – Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme