KQZ publikon afatet për aplikim për akreditim të vëzhguesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në pritje të kërkesave për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.

KQZ-ja njofton se subjektet politike të çertifikuara, OJQ-të dhe organizatat qeveritare e ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shtëpitë mediatike dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja – mund të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifim kërkesën për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale.

Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim është si në vijim:

·         Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të mediave është 15 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 6 tetor 2017;

·         Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të individëve në emër të organizatës është 30 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 21 shtator 2017;

·         Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve të organizatave është 25 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 26 shtator 2017;

·         Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve të organizatave për vëzhgimin e Ditës së Zgjedhjeve është 20 ditë para kësaj dite, pra deri më 2 tetor 2017.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme