KQZ shqyrton rekomandimet për decertifikimin e 86 kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dy rekomandime të Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.

Në fillim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin për decertifikimin e 5 kandidatëve të Subjekteve Politike të ndryshme, të cilët me vetëdëshirë janë tërhequr në afatin e paraparë. KQZ-ja u dha një afat prej 24 orësh këtyre Subjekteve Politike që të bëjnë zëvendësimet e këtyre kandidatëve.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja shqyrtoi edhe rekomandimin për decertifikimin e 86 kandidatëve me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat e Republikës së Kosovës.

Pas diskutimeve, me qëllim të arritjes së një zgjidhje konsensuale, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që mbledhja për këtë pikë të rendit të ditës të vazhdojë edhe nesër, pasi u pa e nevojshme që të largohen dilemat lidhur me të gjitha rastet që janë paraqitur për decertifikim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme