Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë se Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, po fshihen pasi nuk i kanë numrat.
“Nuk po e pranojnë dështimin e madh që e kanë marrë”, tha ai.
Sipas tij, edhe nëse PAN-i i bëjnë numrat me shantazhe, kjo është qeveria e ikjes e panikut të tyre.
“Mandati tyre filloi me ikjen e tyre, s’do të ketë jetëgjatësi, atyre u ka ardhur fundi”, ka thënë Krasniqi.