Krasniqi: I kemi nënshkrimet e deputetëve për mocionin kundër Qeverisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismas për Kosovën Jakup Krasniqi e ka konfirmuar për Express se subjekti i tyre i ka arritur nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës për mosbesim ndaj Qeverisë.

 

Ky mocion i cili ishte nisur gati që një muaj në mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për ta shkarkuar Qeverinë, pritet që pas nënshkrimeve të siguruara të dërgohet në ditët në vijim edhe në Kuvend, e që më pas edhe të votohet për të.

Jakup Krasniqi tha të enjten për Express se me ndihmën e partive opozitare  por edhe prej disave nga koalicioni qeverisë kanë arritur që të mbledhin mbi 41 nënshkrime të cilat janë të mjaftueshme për ta thirrur seancën për mosbesim ndaj Qeverisë.

“Nisma duke pas ndihmën e partive opozitare dhe të disa deputetëve të pozitës ka arritur që t’i bëjë nënshkrimet për të dërguar mocionin e mosbesimit në Kuvend. Kjo mund të bëhet në ditët në vijim”, u shpreh Krasniqi.

Kujtojmë se për thirrje të seancës duhen mbi 41 nënshkrime të deputetëve, ndërkaq për t’u rrëzuar Qeveria, duhet të paktën 61 vota të deputetëve./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme