Shefi i Grupit Parlamentar, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie
Në këtë takim, Krasniqi ia ka konfirmuar edhe një herë ambasadorit amerikan qëndrimin e vazhdueshëm dhe të PDK-së dhe Grupit Parlamentar pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, duke e theksuar si çështje me rëndësi të veçantë për qytetarët e vendit.
Krasniqi theksoi se është e rëndësishme arritja e konsensusit politik në vend për të kaluar këtë proces, dhe shprehu bindjen se ky konsensus do të rritet.
Nga ana e tij, ambasadori Delawie theksoi rëndësinë që ka për qytetarët ratifikimi i kësaj marrëveshjeje.