Deputeti i ri në Kuvendin e Kosovës, Frashër Krasniqi, ka përshkruar shkurt në profilin e tij në Facebook, emocionin e ditës së parë të punës në rolin e ri.
“Fort kish lezet Kuvendi në të cilin Klani Pronto është pakicë, nuk mund të shtyjë asgjë përpara, lutet përunjësisht për 2 orë pauzë dhe në fund ikë nëpër skutat e Kuvendit dhe s’ka guxim të kthehet në seancë”, ka thënë Krasniqi.
Ai, tutje ka thënë se “nuk e di nëse do të arrijnë ta blejnë a kërcënojnë ndonjë deputet, por pavarësisht kësaj, Kosova ka fillu me marrë frymë lirshëm ndërkohë që krimi e korrupsioni po i numëron ditët e fundit”.