Krasniqi: Letra e Veselit mund të rikthejë situatën e tensionuar politike të vitit 2000

Albert Krasniqi nga KDI-ja thotë se letra e publikuar sot nga Kadri Veseli, në të cilën shihej zmbrapsja e tij nga përkrahja për rrëzimin e Gjykatës Speciale, është shenjë se kryeparlamentari po synon rikthimin e situatës së tensionuar mes “krahut të luftës dhe atij të paqes” në vitin 2000.

Veseli ndërron mendje: Fajëson deputetët e shumicës, akuzon LDK-në e VV-në

Në Interaktiv të KTV-së, Krasniqi ka theksuar pjesët e letrës në të cilat Veseli kritikonte ashpër deputetët e LDK-së dhe VV-së. Sipas tij, kjo u bë me qëllim që të nxitet një pasiguri në vend.

“Është zmbrapsur pas reagimit të ashpër ndërkombëtar dhe opinionit në Kosovë që reagoi pasi u rrezikua shteti. U tha në letrat e QUINT-it, sidomos të Amerikës, se kjo po bëhet për interesa personale dhe jo shtetërore. Përpos shfajësimit nga Veseli pati akuza ndaj LDK-së dhe VV-së duke tentuar të nxisë konflikt. Sikur tenton të kthehemi në vitin 2000 dhe të ketë tensione mes ‘krahut të luftës’ dhe atij ‘të paqes’. Po tentohet të kthehet një klimë e pasigurisë dhe që më pas këta të paraqiten si të vetmit që mund të mbajnë nën kontroll vendin. I shoh si deklarata të rrezikshme”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se shoqëria civile mund të protestojë nëse zhbëhet Gjykata Speciale. Ai ka shtuar se jo që do të protestohej se shoqëria e dëshiron Specialen, por do të ishte protestë kundër izolimit që mund t’i bëhet Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme