Krasniqi: Prishtina po vuan nga qeverisjet e këqija, ka nevojë për Fillim të Ri

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet nga Prishtina, Memli Krasniqi ka thënë në një tubim me qytetarë të Prishtinës, se është koha që edhe kryeqyteti të ketë një fillim të ri. Ai ka thënë se dy konceptet qeverisës deri më tani në Prishtinë, vetëm e kanë bërë Prishtinën të vuajë.

“Qe shumë vite, Prishtina po vuan pasojat e qeverisjeve te këqija, të tipit me duar në xhepa dhe të tipit që shkatërron e mohon çdo gjë. Për këtë, shumë bashkëqytetarë të mi tashmë pajtohen se është #KohapërFillimineRi.

Fillimi i ri edhe për Prishtinën do të nis me 11 Qershor, me fitoren e madhe të koalicionit tonë, që do t’i sjellë vendit një lidership të vendosur për të mundësuar zhvillimin e gjithëmbarshëm të atdheut tonë”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme