Janë të shpeshta seanca në ta cilat ministrat e kabinetit qeveritarë nuk marrin pjesë, ndonëse një gjë e tillë e kanë për obligim.
Fare të pa interesuar për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit, ministrat u shfaqën edhe gjatë seancës në të cilin u diskutua Programi i Qeverisë për vitin 2018-2021, madje ata nuk përfillin as kërkesën e shefit të tyre, kryeministri Ramush Haradinaj i cili u bëri thirrje që të jenë në atë seancë.
Lidhur më këtë reagoi edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i cili tha se duhet nxjerrë një rregullore e cila penalizon ministra që nuk marrin pjesë në seanca.
“Kërkojë që të hartohet një rregullore e re nga deputetët e cila penalizohen ministrat që nuk marrin pjesë në seancë. Kryeministri dhe kabineti duhet të ballafaqohen në Kuvend”, ishte shprehur Haliti
Një propozim të tillë e mbështet edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili monitoron punën e Kuvendit.
Albert Krasniqi nga KDI ka thënë se nga monitorimi i punës së Kuvendi të Kosovës, prej gjetjeve kryesore që vazhdimisht e kemi theksuar ka qenë shpërfillja që kabineti qeveritar i ka bërë Kuvendit, që përfshinë mos dhënia e përgjigjeve në pyetjet parlamentare, mos pjesëmarrjen në seanca dhe në mbledhjet e komisioneve.
Ai për lajmi.net ka thënë se duhet të ketë mundësi për mocion shkarkimi të ministrave që nuk m
“Për të rritur rolin e Kuvendit, sidomos në aspektin e mbikëqyrjes parlamentare, do të duhet që para Kuvendit të silleshin për miratim emrat e ministrave të ri që mendohet të zëvendësohen, si dhe të kishte përgjegjësi individuale të ministrave, pra të mund të iniciohej mocion për shkarkimin e ministrave të cilët nuk marrin pjesë në seanca”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.
Pjesëmarrja e deputetëve në seancat e Kuvendit të Kosovës, zakonisht është e ulët, ku shumë pyetje të deputetëve mbesin pa përgjigjeje.
E sipas Krasniqit janë disa arsye pse ndodh një gjë e tillë
“ Një prej arsyeve pse ndodh kjo, është se ministrat nuk mund të shkarkohen nga Kuvendi prandaj nuk ndihen të obliguar që të përgjigjen në kërkesat që ka ky institucion. Po ashtu, ministrat votohen nga Kuvendi vetëm në momentin kur bëhet zgjedhje e Kryeministrit. Zëvendësimet që bëhen pastaj nga Kryeministri nuk sillen për miratim nga ana e Kuvendit”, ka sqaruar ai.
Në bazë të rregullores së Kuvendit të Kosovës deputetët kanë të drejtë të shtrojnë pyetje për secilin anëtarë të qeverisë./Lajmi.net/