Krasniqi shtron disa pyetje, thotë “rasti i montuar ndaj tyre është turpi i drejtësisë”

Deputeti Frashër Krasniqi, ka shkruar në Facebook për se Gjykata e Apelit i liroi nga burgu ku po vuanin dënimin për një vepër që ai thotë se nuk e kishin kryer.

Ka shtruar kësisoj disa pyetje:

Çka do të thotë sot dhe nesër Beqir Kalludra dhe Klani Pronto që e porositen të na dënojnë?

Çka do t’i thonë familjes Dehari që ua kthyen djalin në arkivol?

Çka do t’i thonë nesër Arsës së vogël kur ajo të pyet për babanë e saj?

Çka do t’ju thonë nënave tona që për 3 muaj vuajtën duke pritur djemtë e tyre pa shpresën që do t’i shohin me vite të tëra?

Çka do t’iu thonë qytetarëve të Kosovës që ua kanë humbur cdo shpresë që mund të ketë drejtësi në këtë vend?

“Rasti i montuar ndaj nesh do të mbetet në histori si turpi i sistemit të drejtësisë në këtë vend. E ata që e mbuluan vendin tonë me turp, shumë shpejt do të ndiqen nga drejtësia dhe do të përfundojnë prapa grilave”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme