Krejt “akrabatë” Elezaj në takim për energjinë, u prinë kryetari Klinës

Komuna e Klinës ka njoftuar se kryetari, Zenun Elezaj, u takua me zyrtarë të KEDS-it ku kanë biseduar për realizmin e projekteve në fushën e energjisë.

Në këtë takim bije në sy se të gjithë zyrtarët pos njërit janë kushërinj të afërt në mes vete nga Gjurgjeviku i vogël i Klinës, përfshirë edhe kryetarin e Komunës, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Komunës, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Ibër Elezaj që është kushëri i kryetarit, sot janë takuar me zyrtarët e Kompanisë rajonale dhe komunale të KEDS-it, Betim Elezi, drejtor i Distriktit Regjional, Nexhmedin Elezi, koordinator i nëndistriktit në Klinë. Që të gjithë kushërinj në mes vete. Po ashtu në takim ka marrë pjesë edhe Ismet Gashi, koordinator i prishjeve në Klinë.

“Kryetari Elezaj, i ka njoftuar zyrtarët e KEDS-it me ankesat që kanë qytetarët për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të rrymës elektrike në disa lokalitete të Klinës, të cilat zgjasin me orë të tëra dhe ka kërkuar që kjo gjendje të përmirësohet”, thuhet në një komunikatë të Komunës së Klinës.

Tutje, sipas komunikatës, zyrtarët e KEDS-it, e kanë njoftuar kryetarin Elezaj, se nuk ka reduktime të rrymës elektrike, por bëhet fjalë për ndërprerje të planifikuara të rrymës për shkak të rregullimit dhe riparimit të linjës elektrike, që është duke u bëre në disa zona të Klinës.

“Aktualisht, është duke u punuar në rregullimin dhe riparimin e rrymës elektrike në fshatin Perqevë, Këpuz, Klinafc, Jagodë dhe në lagje të qytetit të Klinës”.

Ndër të tjera, u tha se është biseduar për mundësinë e rinovimit të rrjetit elektrik në fshatrat e Klinës, ku rrjeti është shumë i dobët dhe nuk është intervenuar që nga vitet e ’70-ta. “ Prioritet yni mbetet rregullimi i sistemit energjetik dhe furnizim sa më i mirë i qytetarëve. Bashkërisht me KEDS-in do t’i shohim mundësinë e realizimit të projekteve në këtë fushë”, ka thënë kryetari Elezaj. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme