Kremlini zyrtar ka refuzuar propozimin e presidentit ukrainas për takim

LEXO EDHE:

Gazetar: Lluka Andreev

Bisedimet Moskë-Kiev, të cilat po zhvillohen në nivel delegacionesh, nuk kanë dhënë ende rezultate, që do të çonin në armëpushim dhe ndërprerje të luftës.

Nga raundi i katërt, ata vazhduan në format video, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përsëri insistoi të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Së fundmi, kryeministri izraelit Naftali Benet bëri përpjekje për një takim sy më sy mes dy presidentëve.

“Kryeministri i Izraelit, Benet përpiqet të gjejë mënyrë për negociata me Rusinë. Ne jemi mirënjohës për këtë dhe për të gjitha përpjekjet e bëra deri tani për të filluar bisedimet me Rusinë, herët a vonë. Takimi mund të mbahet në Jerusalem. Kjo është mënyra e vërtetë për gjetjen e paqes derisa ende është e mundshme”, tha Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.

Zelenski dje në një intervistë tha se nëse bisedimet dështojnë, lufta në Ukrainë do të shndërrohet në luftë të tretë botërore.

Nga Kremlini sot thanë se ende nuk ka ndonjë përparim të konsiderueshëm në bisedime për ndonjë marrëveshje të mundshme, për t’u krijuar kushtet për ndonjë takim të mundshëm Zelenski- Putin.

“Niveli i progresit në bisedime nuk është aq i lartë sa do të donim e jo siç kërkohet nga dinamika e situatës në Ukrainë. Pala ruse po tregon gatishmëri shumë më të madhe për të punuar shpejt dhe në mënyrë domethënëse sesa pala ukrainase”, tha Dmitri Peskov- zëdhënës i Kremlinit.

Mediat ukrainase shkruajnë se negociatorët rusë kanë zbutur qëndrimet e tyre, por se Kievi nuk është gati për çështjen e integritetit territorial.

Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşogllu tashmë ka thënë se mund të arrihet marrëveshje mes dy palëve për kërkesën për neutralitet ushtarak, por se negociatat për çështjen e Donbasit, Luhanskut dhe Krimesë janë më të vështira.

Paraprakisht, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Tomas Grinfild tha se për momentin ka pak shpresë se negociatat do t’i jepnin fund luftës në Ukrainë dhe shanset për kthesë janë të vogla. Ajo shtoi se rusët nuk japin shans për zgjidhje diplomatike./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme