Kreu i Kamenicës heq dorë nga auditimi i qeverisjes paraprake

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është tërhequr nga ideja për angazhimin e një kompanie nga jashtë, e cila do të merrej me auditimin e të gjitha proceseve, të cilat kanë ndodhur gjatë 4 vjetëve të kaluar, kur me këtë komunë qeveriste Partia Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë se është tërhequr nga ideja e tij, meqë nuk ka arritur të sigurojë mjete financiare dhe se ka kërkuar nga drejtorët e emëruar të fillojnë me prerjen e punëve me qëllim që të ketë informacione të plota se çfarë është bërë nga ish-qeverisja komunale gjatë asaj periudhe.

Ai thotë se Komuna e Kamenicës mbetet edhe më tej njëra nga komunat, e cila ka një buxhet të vogël sa u përket investimeve kapitale dhe se do të angazhohet që të sigurojnë fonde me qëllim realizimin e projekteve. Ai thotë se nuk kanë arritur që të hartojnë buxhetin komunal të Kamenicës dhe se buxheti për vitin 2018 është i trashëguar nga ish-qeverisja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme