Kreu i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani me padi ndaj drejtoreshës së çerdhes “Pranvera” në Dobridoll dhe ministrit Fatmir Limani

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Kreu i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani dorëzoi në Prokurori padi ndaj drejtoreshës së çerdhes “Pranvera” në Dobridoll dhe ministrit të Punës dhe Politikës Fatmir Limani. Kjo për shkak se siç tha Shabani, shkak për mosfunksionimin e çerdhes është marrja e kompetencave nga ana e ministrit dhe emërimi i drejtoreshës së re

“Jam tepër i shqetësuar me kaosin në Komunën tonë sepse është një shkelje flagrante. I drejtohem publikisht Ministrit që të kuptoj punën e tij dhe të lexoj ingerencat që ka. Ata tani i kanë marrë ingerencat por janë bë shkelje edhe më të mëdha nga ana e ministrit. I drejtohem nga këtu që të lexoj Nenin 100 paragrafi 1 alineja 4 dhe Nenin 197 për të drejtat e fëmijëve dhe shkeljet flagrante që ka bë. Që prej 34 vitesh nuk ka ndodhur ndonjëherë që një ministër të bëj këtë shkelje. Njëkohësisht i drejtohem edhe kryeministrit nga prokuroria këtu që të sheh se çfarë Ministri ka dhe duhet të jetë përgjegjës për shkeljet e bëra dhe problemin që na ka shkaktuar neve dhe fëmijëve tanë. Nuk janë pak janë 95 fëmijë që nuk ndjekin dot aktivitetet e tyre edukative”, deklaroi Isen Shabani, Kryetar i Vrapçishtit.

Akuzat e Shabani i hedh poshtë si të pavërteta ministri i Punës politikës sociale Fatmir Limani. Në linjë telefonike për Alsat ai tha se kreu i Komunës Shabani, në kundërshtim me ligjin ka emëruar drejtoreshë një njeri që nuk ka pasur 240 kredi, që janë kushti kryesor për tu emëruar drejtoreshë.

“Ish drejtoresha nuk i plotëson kushtet, nga se ka qenë drejtoreshë ndërsa kusht primar është që të ketë 240 ndërsa ajo ka pasur 180, dhe mbi bazën e kësaj dhe shkeljeve të tjera Ligjore, inspektorati ka konstatuar se nuk ka plotësuar kushtet dhe kemi bë shkarkimin e saj pastaj është emëruar një e brendshme dhe pas ca ditësh shkarkohet ajo nga kreu i komunës, me qëllim që të rikthej ish drejtoreshën e cila nuk plotëson kushtet. Pas kësaj inspektorati solli vendimin që mbi bazë të këtyre parregullsive duhet tu merren ingerencat dhe është emëruar drejtoresha e tanishme. Sa i takon energjisë elektrike dhe shkeljeve të tjera, e tha edhe kreu i komunës, se drejtoresha nuk ka bë planifikimin dhe menaxhimin e mjeteve ndërsa ajo që është dashur të bëj këto punë është drejtoresha paraprake që të planifikoj mjetet që të bëj pagesat”, tha Fatmir Limani. Ministër i Socialit.

E derisa përplasja mes limanit e Shabanit por vazhdon, ata që e pësojnë janë fëmijët.

“Për të tretën ditë me radhë çerdhja “Pranvera” këtu në fshatin Dobërdoll të komunës së Vrapçishtit, vazhdon të jetë e mbyllur dhe pa energji elektrike për nxënësit”.

Kontaktuam edhe prindërit. Ata edhe pse nuk deshën të prononcohen para kamerave, kërkuan që Komuna dhe Ministria ti zgjidhin përplasjet e tyre mes vete dhe të mos sakrifikojnë nxënësit për inatet e tyre politike. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme