Kreu i LSDM-së Venko Filipçe shprehet i bindur se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe shprehet i bindur se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij pushteti kujdeset vetëm për interesat e tij. Filipçe thotë se nuk dihet nëse zgjedhjet do të mbahen këtë vit apo vitin tjetër, por një gjë sipas tij është e sigurt se deri në zgjedhjet e rregullta në vitin 2028 nuk do të mund të qëndrohet. Ai në intervistën për Evropën e Lirë gjithashtu u shpreh i bindur se Qeveria teknike do të shfuqizohet edhe pa pëlqimin e LSDM-së.

“Mendoj se sigurt do të ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të krizës që na prejt, të cilën ky pushtet prakitikisht e prodhoi, nuk di ta menaxhojë sepse nuk ka as vullnet e as kapacitet. Kujdeset vetëm për interesat personale, sepse duhet ta realizojë atë që asnjëherë nuk e përgënjeshtroi se do të vijnë migrantë për para dhe për këtë nevojiten zgjedhje të parakohshme. A do të jenë në fund të këtij viti, vitit të ardhshëm, do të shohim, por deri në vitin 2028 nuk do të mund të qëndrojë kështu”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme