
Ndërkohë kryeministri Mickoski i pyetur nëse mbetet në qëndrimin që zgjedhjet do të jenë të rregullta, u përgjigj shkurt duke thënë se nuk ka qëllim tjetër. Ndërsa për Qeverinë Teknike theksoi se ndoshta Filipçe nuk e ka kuptuar konceptin dhe se shfuqizimi nuk do të ndodh në zgjedhjet e radhës.
+Deklaratë Qeveria
Hristijan Mickoski, Kryeministër (18:03)
“Ndoshta nuk e ka kuptuar konceptin e Qeverisë teknike. Ne thamë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të ketë Qeveri Teknike, sepse ata ashtu duan. Por pas zgjedhjeve të radhës, të cilat do të jenë nuk e di kur, pra pas këtyre që do të jenë të rregullta në vitin 2028 të mos ketë sepse nuk ka më logjikë të kemi qeveri teknike. Ky mekanizëm, ky instrument ishte në kohëra të tjera. /alsat.mk



